top of page
Writer's picturedodona gashi

Yoga per femije

Puna ime si mësuese e yogas ka filluar me fëmijë në Briks Yoga. Sa herë që e kam përmend këtë gjë zakonisht reagimi nga shoqëria ka qenë: a dinë fëmijët me bo yoga. Në fakt me fleksibilitetin e tyre, balancën, ndjenjën e kuriozitetit dhe lojës fëmijët përshtaten në yoga më shpejt se sa të rriturit. Edhe pse është fakt që fëmijët nuk kanë shumë durim dhe koncentrim, një seancë e yogas për fëmijë zakonisht zhvillohet në formë të lojës, ku pozat shpjegohen sipas kafshëve, natyrës, apo gjësendeve pozitive për të rritur interesimin. Shumicën e kohës fëmijët janë kuriozë për cka vjen pas dhe janë të vëmendshëm për të imituar pozat/asanat. Fëmijët asnjëherë nuk i shtyjmë drejt mbajtjes perfekte të një poze, edhe pse mundemi me ju ndihmu me e kuptu më mirë por asnjëherë ti sforcojmë ata për të arritur një pozë apo ushtrim. Ajo çka duam të arrijmë është që fëmijët përveç se të përfitojnë nga seanca e yogas, në të njëjtën kohë edhe të kënaqen. Por cilat janë përfitimet kryesore të yogas për fëmijë?

  • Koncentrimi dhe balanci


Përmes ushtrimeve të frymëmarrjes dhe koordinimit të frymëmarrjes me lëvizje, yoga u ndihmon fëmijëve të rrisin vetëdijen për trupin e tyre, për atë që ndiejnë dhe të mësohen me qetësinë e trupit. Fokusi në frymëmarrje dhe në atë se si çdo pjesë e trupit lëviz përmirëson prezencën në të tashmen, vëmendjen për atë që i rrethon dhe qëndrimin e trupit. Kurioziteti për poza i mëson që të ndërtojnë një lidhje mes udhëzimeve që i marrin dhe veprimeve të tyre, në këtë mënyrë duke rritur vëmendjen e koncentrimin.

  • Imazhi pozitiv për veten


Yoga është diciplinë jo-garuese ku qëllimi nuk është se kush është më i miri por që të kuptojmë se çdo trup është ndryshe prandaj secili nga ne mund të arrijë gjëra të ndryshme. Yoga rrit ndjenjën e pozitivitetit, ndjenjën e vetë-pranimit dhe vetë-vlerësimit për atë se çka mund të arrijmë me koncentrim e qetësi. Me fëmijë zakonisht praktikohen edhe ushtrime me partner ku fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë me tjetrin, të respektojnë dhe të tolerojnë të tjerët.

  • Krijimi i shprehive të mira


Marrja me aktiviteteve sportive qysh në moshë të re ndihmon në krijimin e shprehive të mira te fëmijët. Nëse ata fillojnë të praktikojnë yoga prej moshës së re, do të forcojnë trupin, të zgjasin muskujt si dhe të ruajnë fleksibilitetin. Për dallim nga diciplinat e tjera ku zakonisht fëmijët garojnë njëri me tjetrin, në yoga ata koncentrohen të vetja, të lirimi i energjive negative, njohja e trupit dhe relaksimi.


  • Meditimi dhe relaksimi


Në një seancë të yogas, si në poza medituese, balanci apo në shavasana fëmijët do të kenë mundësinë të qëndrojnë në qetësi dhe të reflektojnë. Meditimi të fëmijët udhëhiqet nga të rriturit duke u sygjeruar të mendojnë mbi gjëra që ata pëlqejnë apo vende ku ndihen të lumtur. Duke u fokusuar në këto gjëra tek ta rritet qetësia, pozitiviteti dhe lumturia. Në kohët modernë ndikimi i pajisjeve elektronike të fëmijët rrit tek ta hiper-aktivitetin dhe frustrimin. Përmes yogas ata mësojnë të kënaqen me imagjinatën e tyre, me lojëra e aktivitete që mund të zhvillohen përmes lëvizjeve të trupit dhe me fëmijë të tjerë. Fëmijët mund të fillojnë me yoga qysh në moshën 3 vjeçare. Tashmë në shkolla privatë e kopshte yoga dhe meditimi ekzistojnë si lëndë të posaçme, por fatkeqësisht akoma jo në shkolla publike. Nëse nuk keni qasje në një studio që mban yoga për fëmijë, mund të provoni yoga në shtëpi me fëmijët tuaj me udhëzime që gjenden në Internet apo me Yoga Cards for Kids që mund të gjinden në Librarinë Dukagjini në Prishtinë. Namaste :)

6 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page