top of page
Writer's picturedodona gashi

Sa shpesh mund te praktikojme yoga?

Një ndër pyetjet më të shpeshta që marr si instruktore e yogas është sa shpesh mund të praktikojmë yoga. Sa shpesh bëjmë yoga shpesh ngatërrohet edhe me faktin se sa jemi serioz apo të avancuar si yogini.


Ajo cka gjithmonë i këshilloj klientat apo miqtë është se numri i seancave qe praktikojmë për javë varet nga ajo se cka duam të arrijmë me praktikën tonë. Në yoga është me rëndësi të kemi kontinuitet apo vazhdimësi të praktikës/ushtrimeve. Qoftë 20, 40 apo 90 minuta në ditë me rëndësi është që ushtrimet mos ti lëmë anash për javë të tëra. Prandaj fillimisht e vendosim një qëllim se cka duam të arrijmë: rritje të fleksibilitetit, qetësi mendore e relaksim, forcim të trupit apo të gjitha këto. Pastaj vendosim se cfarë stili të yogas duam të praktikojmë, natyrshëm stilet që janë më aktive e kërkojnë më shumë forcë fizike paralelisht kërkojnë edhe relaksim të muskujve e mos-ngarkesë të trupit. Kurse nëse stili që praktikojmë është më i relaksuar atëherë mund të ushtrojmë më shpesh! E treta gjë që duhet të marrim parasysh është ajo se a praktikojmë yoga me instruktor apo vet në shtëpi. Përderisa secila i ka benefitet e veta, prania e një instruktori të yogas na ndihmon ta thellojmë praktikën e ta sfidojmë më shumë veten e të mësojmë më shumë. Nëse seancat që i ndjekim janë të fokusuara në gentle flows apo yin yoga ku presioni për trupin fizik është më i ulët, pa problem mund të praktikojmë 5 – 6 herë në javë.


Këto seanca janë më të fokusuara në relaksimin e mendjes, rritjen e vëmendjes për trupin dhe në meditim. Benefitet janë të shumta për shëndetin e mirëqenien e plotë të trupit. Kurse nëse stili i yogas që praktikojmë është më aktiv, si vinyasa apo ashtanga 3 – 4 seanca në javë janë të mjaftueshme. Gjithmonë preferohet që të pushojmë një ditë në mes të seancave që të mos ster-ngarkohet trupi. Nëse trupi stër-ngarkohet mundësia për lëndim është më e madhe. Muskujt kanë nevojë për rikuperim. Gjithashtu duhet të kemi parasysh nocionin e “burn out”. Nëse për me arrit me praktiku yoga cdo ditë na shkakton ngarkesë psikologjike apo fizike më shumë se sa relaksim atëherë është koha të ndalemi e ti japim kohë vetes.

Mos harroni se yoga nuk është vetëm ushtrime fizike/asana. Yoga është edhe vetëm meditim, ushtrimet e frymëmarrjes apo zgjatjet e lëvizjet e lehta. Nëse keni kohë dhe dëshirë të ushtroni cdo ditë sigurohuni që po i përfshini të gjitha këto elemente në praktikën tuaj. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që përtej benefitive të trupit si rritjes së fleksibilitetit apo forcimit të muskujve yoga për qëllim edhe lirim të stresit, rritje të pozitivitetit, relaksim të mendjes e mirëqenie të përgjithshme. Rastet ku nga dëshira e madhe për me arrit sukses në anën fizike na shkaktojnë më shumë ngarkesë e lëndime se sa efekte pozitive janë të shpeshta. Varësisht nga koha që keni në dispozicion apo mundësia për më u bashkëngjit në studio të yogas, 3 – 4 seanca në javë janë më se të mjaftueshme për me arrit me pa rezultate. Nëse ushtroni vet në shtëpi cdo ditë 20-30 minuta gjithashtu mjaftojnë! Parimi “one size does not fit all” vlen edhe për praktikën e yogas. Me rëndësi është që ju të ndiheni mirë pas cdo seance dhe nëse ndonjëherë ju duket që keni nevojë për pushim respektojeni trupin tuaj. Progresi nuk do të mungoj. Në fund të ditës në yoga jemi të gjithë fillestarë që sepse yoga është stil jetese, vetë-pranim e jo garë e synim afatshkurtër.




32 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page