top of page
Writer's picturedodona gashi

Yoga Mudra

Nje nder pyetjet me te shpeshta gjate seancave te yogas me fillestare eshte: qysh me i mbajt duart? Shumica inspirohen ndoshta nga fotografite apo filmat qe te kthejne shuplakat kah qielli dhe te qendrojne ne poza medituese, kurse te tjeret vetem i lirojne duart apo janë në mëdyshje se si me i mbajt ato. Për te gjitha ata qe duan me dite me shume po e shpjegoj shkurte dhe thjeshte nje nocion mjaft kompleks ne filozofine e yogas : Yoga Mudra!


Gjatë praktikës së yogas aktivizohet qarkullimi i energjisë apo PRANA. Por a e dini se mënyra si i vendosim duart apo gishtat e duarve pak a shume e kontrollon lëvizjen e kësaj energjie. Fjala mudra nga Sanskrit përkthehet si gjest apo pozicionim. Nëse dojm me kuptu ma lehtë këtë manipulim të energjisë mund ta krahasojmë atë me të njejtën mënyrë se si rrezet e dritës thehen në një pasqyrë. Përderisa energjia që ne aktivizojmë ka tendenca të lirohet nga trupi, përmes mudrave (apo pikave të mbylljes) të njëjtën energji e kthejmë te vetja, në këtë mënyrë energjia qarkullon e lirë në tërë trupin. Mudrat janë lëvizje të lehta e delikate apo thjesht pozicion i duarve të cilat ndikojnë në disponim, qëndrim apo perceptim dhe të cilat rrisin ndjenjën e vetëdijes e përqendrimit. Mudrat zakonisht praktikohen në asana meditative (poza) apo edhe në pranayama (ushtrime të frymëmarrjes). Në këtë artikull po flasim vetëm për mudrat e duarve, ato që përdoren më së shpeshti gjatë praktikës së yogas, që ta dini herën tjetër që praktikoni yoga se çka aktivizon secila pozitë e duarve.


I. Anjali Mudra

Kjo formë e mbajtjes së duarve është një ndër më baziket në yoga. Ajo përdoret si gjatë mbajtjes së pozave ashtu edhe në formë të përshëndetjes. Bashkimi i shuplakave para zemrës simbolizon nder dhe respekt ndaj vetes dhe drejt universit. Kjo mudra shpreh dashurinë dhe mirënjohjen si për veten ashtu edhe për universin. Përmes anjali mudra pregadisim mendjen dhe trupin për koncentrim dhe meditim, duke liruar stresin e ankthin.

II. Chin MudraBashkimi i gishtit të madh dhe gishtit tregues me shuplaka të kthyera nga qielli paraqet chin mudra. Ky pozicionim i duarve kryesisht përdoret gjatë pozave medituese. Duart vendosen ne gjunjë dhe në këtë mënyrë aktivizohet energjia rreth zonës së pelvikut. Chin mudra simbolizon dije dhe ndërgjegje “consciousness”. Mbajtja e duarve në këtë pozitë rrit përqendrimin, kreativitetin, dhe është një gjest i dijes.

III. Shuni Mudra

Në shuni mudra bashkojmë gishtin e madh dhe gishtin e mesëm, shuplakat janë të kthyera nga qielli dhe të vendosura në gjunjë. Edhe shuni mudra përdoret në poza medituese. Kjo mudra simbolizon durim, mirëkuptim e dhembshuri. Këtë pozite të duarve mund ta praktikoni në ditët që ndiheni se po ju humb durimi apo mirëkuptimi ndaj të tjerëve e vetes.

IV. Hridaya mudra

Hridaya mudra apo mudra e zemrës aktivizon energjinë e zemrës dhe ndihmon në lirimin e emocioneve e ngarkesave që mbajmë në trup apo mendje. Në këtë mudra gishti i madh takon gishtin e mesëm dhe atë të unazës, përderisa gishtri tregues qëndron brenda shuplakës (si në foto). Në këtë mudra simulohet energjia e zemrës duke rritur pranimin e oksigjenit në trup.

V. Dhyana mudra Në dhyana mudra të dy shuplakat janë të kthyera nga qielli dhe qëndrojnë mbi njëra tjetrën (si në foto). Dhyana mudra simbolizon balancin dhe praktikohet për të balancuar mendjen dhe trupin. Duart në këtë pozitë rrisin ndjenjën e vetëdijes për veten, lirojnë stresin dhe energjinë negative, lirojnë traumat emocionale dhe përmirëson koncentrimin.


Po per ju cila eshte mudra juaj e preferuar dhe a keni vrejtur ndonjë ndikim ne trup apo mendje nga ajo? Na shkruani!!! Source: Asana Pranayama Mudra Bandha, Swami Satyananda Saraswati, Bihar School of Yoga 1996


3 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page