top of page
Writer's picturedodona gashi

Stilet e yogas

Kur fillojmë yoga apo kur ndrrojmë studion/instruktorin e yogas, nuk dimë cfarë të presim. Zakonisht kur fillojmë yoga presim séance të fokusuara ne zgjatje, meditimin apo lëvizjet më

të shpejta. Sekuenca e yogas nuk varet vetëm nga stili i instruktorit por edhe nga stili/lloji i yogas. Yoga si cdo diciplinë tjetër ka evoluar për një kohë të gjatë dhe janë zhvilluar stile të ndryshme për të ju përshtatur ndryshimeve shoqërore. Fjala yoga do të thotë bashkim apo union. Ky bashkim i referohet unionit mes trupit e shpirtit. Përderisa yoga është zhvilluar në Indi qysh para kohës së re, yoga klasike apo ajo që njihet në botën modern është HATHA yoga.


Hatha yoga përfshin sekuenca të asanave që kanë për qëllim harmoninë mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Ha- në Sanksrit do të thotë diell dhe tha- hënë. Hatha yoga mund të nënkuptohet si baza e të gjitha stileve të tjera të yogas. Praktika e hatha yogas ka për qëllim qetësimin e mendjes, forcimin e trupit dhe pregaditjen për meditim. Hatha yoga përfshin asana dhe pranayama dhe është e fokusuar në “alignment”.


Stile të yogas të bazuara në hatha yoga e që praktikohen më shpesh janë:

Vinyasa yoga karakterizohet nga lëvizjet e rrjedhshme nga një asana në tjetrën të koordinuara me frymëmarrje. Sekuencat në vinyasa cdo herë janë të ndryshme. Nga ana filozofike vinyasa shpreh natyrën e përkohshme të gjërave (asgjë s’është e përhershme) , ku hyjmë në një pozë, qëndrojmë aty disa momente, dhe dalim nga ajo pozë duke vazhduar në tjetrën. Vinyasa është një seri e lëvizjeve ku njëra pozë me tjetrën janë të ndërlidhura përmes frymëmarrjes.


Ashtanga yoga është stil i yogas i ngjashëm me vinyasa ku lëvizjet janë të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe të koordinuara me frymëmarrje. Për dallim nga vinyasa ku sekuencat ndryshojnë, në ashtanga sekuenca cdo herë është e njejtë. Ashtanga ka për synim forcimin e muskujve, tonifikimin e trupit dhe detoksifikimin. Ashtanga konsiderohet si stil që kërkon e synon përgaditje fizike.


Yin yoga është stil komplet tjetër i yogas. Në yin yoga e tërë seanca bazohet në 5-6 asana/poza të cilat i mbajmë nga 1 deri ne 5 minuta. Yin yoga është stil më i ngadaltë i yogas që ka për qëllim rritjen e fleksibilitetin, ngritjen e vëmendjes e vetëdijes te trupi dhe qetësimin e trupit e mendjes.

Power yoga edhe pse shpesh ngatërrohet me ashtanga, paraqet një stil më atletik të yogas. Lëvizjet janë të rrjedhshme, të shpejta dhe të bazuara në asana që kërkojnë forcimin e muskujve. Edhe pse konsiderohet si “fitness yoga” ky perceptim nuk është i drejtë pasi që edhe pas power yoga qëndron një filozofi në vete. Power yoga synon lirimin e nxehtësisë nga muskujt duke I tonifikuar ato dhe aktivizimin e energjisë në tërë trupin. Bikram yoga apo sic quhet ndryshe “hot” yoga gjithashtu bazohet në vinyasa. Ky stil i yogas është më i ri, ka filluar të praktikohet në vitet e 70ta dhe konsiderohet si stil me modern. Seancat zhvillohen në studio në temperaturë të lartë 35-42 grade Celsius dhe zgjasin 90 minuta. Sekuenca përbëhet prej 26 asanave të cilat përsëriten në cdo seancë. Bikram yoga ka për qëllim të aktivizoj çdo pjesë të trupit, organet, ligamentet dhe të gjithë muskujt për të ruajtur shëndetin dhe funksionin maksimal të trupit. Përmes djersitjes në temperaturë të lartë detoksifikohet trupi. Personat që duan të humbin peshë zakonisht praktikojnë Bikram yoga.

5 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page