Në ditët e sotme është thuajse e pamundur me i rezistu presionit dhe stresit nga dinamika e përditshmërisë. Prej orëve të para të mëngjesit kur zgjohemi me zhurmën e alarmit të telefonit, vazhdojmë me tinguj të mesazheve, thirrjeve, emailave, e sirenave të veturave në trafik. Nganjëherë duket se e tërë dita na shkon tu vrapu prej një caku në tjetrin e pauzat në mes i kalojmë në telefon, “scrolling down” – në Instagram apo Facebook ku e largojmë vëmendjen duke shikuar imazhe e video që na argëtojnë e ngarkojnë në të njejtën kohë. Dinamika e jetës na e bën thuajse të pamundur me gjet qetësi e me qenë vetëm me veten. Personalisht, në ato ditë e javë ku jeta duket si një “roller coaster” që nuk të jep vend as kohë për një moment qetësie e një moment me marr frymë, në yoga e kam gjetur hapësirën me pas këtë kohë e me ri-fituar të gjithë energjinë e forcën e humbur. Për të gjithë ata që janë kuriozë: pse yoga? me ndihmën e disa prej klientëve të studios Briks Yoga kam përmbledh benefitet kryesore të yogas.
Qetësi shpirtërore
N’yoga për një orë i tërë fokusi është te frymëmarrja dhe trupi ynë. Sado që mendimet munden me ndërhy në praktikën tonë, përmes ushtrimeve të frymëmarrjes, meditimit si dhe ushtrimeve fizike është e pamundur që të paktën 70% të seancës të mos jemi prezent. Mundësia që për një orë me qenë larg telefonit, larg zhurmës, kaosit dhe me u marr vetëm me veten na jep kohë me i rishikuar gjërat dhe me i pa prej një perspektive tjetër. Kur marrim kohë me rikonsideru cdo brengë dhe me e largu nga mendja arrijmë qetësinë dhe durimin që na duhet.
Në anën tjetër asanat janë ushtrime që për shekuj janë përdorur për të liruar qarkullimin e energjisë në trup, balancimin e trupit dhe mendjes dhe lirimin e toksinave. Prandaj zakonisht kur pyesim “yoginit” cili është benefiti i parë që kanë vërejtur prej yogas përgjigja është qetësia shpirtërore!
Relaksim e kohë për veten e trupin tonë
Për dallim nga diciplinat e tjera në yoga nuk synojmë perfeksionin. Cdo asana është proces në vete që ka për qëllim aktivizimin e muskujve, balancimin e funksionit të gjëndrave dhe aktivizimin e energjisë. Asanat nuk janë poza që kërkojnë sforcimin e muskujve, por i lejojnë trupit kohën që i nevojitet për me arrit progresin e caktuar. Përmes yogas arrijmë ta pranojmë që trupi nuk është mjet perfeksioni i ndarë nga mendja. Trupi dhe mendja janë një dhe përderisa nuk e kemi mendjen e qetë edhe trupi/muskujt/nyjet do të jenë më të shtangura. Në yoga mësojmë të ndihemi mirë me veten, me trupit tonë dhe të arrijmë harmoni mes trupit e mendjes për një mirëqenie të përgjithshme.
· Tonifikim i trupit
Sekuencat në yoga përveq lirimit të energjisë në trup, kanë për qëllim edhe forcimin –tonifikimin e trupit. Përmes lëvizjeve dinamike në yoga arrijmë të lirojmë muskujt e tendosur e përmes mbajtjes së pozave apo kontraktimit të muskujve i forcojmë ato. Kur kalimi nga një pozë në tjetrën zhvillohet me lëvizje të rrjedhshme e dinamike të koordinuara me frymëmarrje trupi rrit pranimin e oksigjenit dhe muskujt lirojnë nxehtësi. E vetmja peshë të cilën e përdorim gjatë seancës është pesha e trupit tonë. Definitivisht nga një praktikë e rregullt e yogas arrihet tonifikimi i trupit, forcimi i muskujve dhe rritja e fleksibilitetit! (për më shumë...)
Më pak dhimbje
Dhimbja e shpinës, e qafës apo e boshtit kurrizor zakonisht vjen si pasojë e qëndrimit jo të drejtë, qëndrimit për kohë të gjatë në karrik apo edhe ecjes me shpinë të kërrusur. Mbajtja e telefonit më poshtë së koka, duke kërrusur qafën gjithashtu shkakton shtangim të muskujve të qafës e dhimbje të krahëve.N’yoga praktikojmë asana që kanë për qëllim lirimin e tensionit në qafë, krahë e shpinë, forcimin e muskujve të qafës e shpinës si dhe memorizimin e një qëndrimi të drejtë të boshtit kurrizor.·
Menaxhim më i mirë i stresit
Tashmë është vërtetuar shkencërisht se stresi është një prej burimeve të shumë sëmundjeve. Stresi akut që vjen si pasojë e ngarkesave të jetës së përditshme ndikon në trurin e njeriut, duke rritur tajimin e hormoneve të gjëndrave mbiveshkore, të cilat i dërgojnë trurit sinjale që dicka shumë e keqe do të ndodhë. Në këtë mënyrë trupi reagon duke u përgaditur për të luftuar apo për të ikur nga ai “kërcënim” – “fight or flight mode. ” Të gjitha këto reagime manifestohet me rrahje të shpeshta të zemrës, frymemarrje të shpejtë dhe rritje të tensionit të gjakut. Muskujt fillojnë të tkurren, trupi të shtrëngohet e të pregaditet të reagojë në vetëmbrojtje. Këto reagime janë të arsyeshme kur ndodhemi pranë një aksidenti apo rreziku real. Por nëse nuk e menaxhojmë stresin që na sjellin edhe gjërat që në të vërtetë nuk paraqesin rrezik atëherë trupi e përjeton të njejtin tension. Kur “fight or flight mode” na bëhet pjesë e jetës, rreziku nga sëmundje akute rritet. Përmes teknikave të frymëmarrjes, të relaksimit dhe meditimit që praktikohen në yoga stresi mund të reduktohet dukshëm. Në seanca të yogas ulet presioni i gjakut, relaksohen të rrahurat e zemrës, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe sistemi i frymëmarrjes. Studimet tregojnë se yoga rrit pozitivitetin, vëmendjen dhe kujdesin për veten. Duke përmirësuar disponimin dhe rritur nivelin e prezencës në të tashmen dhe duke qetësuar mendjen yoga është mjaft efektive në lirimin e stresit. Por nëse ju pyesim ju cka ju ka ndihmuar më së shumti yoga, cila është gjëja e parë që do të ju vjen në mendje?? : )Na shkruani!!
Comments