
Unë jam Dodona, jam mësuese e certifikuar e yogas RYT 200 nga Skyros Yoga Academy (Greqi) dhe jetoj në Prishtinë. Kjo faqe ka për qëllim krijimin e një hapësire ku unë mund të ndaj njohuritë dhe përvojën time si instruktore e Yogas me të gjithë ata që duan praktikojnë yoga. Përmes praktikës së yogas shpresoj të inkurajoj klientët që të mësojnë më shumë për veten, për trupin e tyre, si dhe ti tejkalojmë limitet që ja imponojmë vetes si në "mat" ashtu edhe në jetën e përditshme.
Yoga është diciplinë që përfshin teknika të frymëmarrjes, ushtrimeve fizike e meditimit. Yoga rrit pozitivitetin vëmendjen dhe kujdesin për veten duke kontribuar në vetëzhvillim dhe mirëqenjen fizike, mentale dhe emocionale; njohjen e trupit tonë dhe vetes.
​
.
Pse yoga?
Yoga do të thotë unifikim, harmoni mes trupit e mendjes. Përmes teknikave të frymëmarrjes, asana (pozitave te trupit) dhe meditimit yoga:
-
Forcon cdo pjesë të trupit
-
Ngrit fokusin dhe përqëndrimin
-
Rrit fleksibilitetin e trupit (dhe mendjes :))
-
Përmireson posturën
-
Ngrit nivelin e energjisë dhe përmirëson disponimin
-
Krijon stabilitet emocional
-
Sjell paqe të brendshme e qetësi.

