top of page

përqafoj gjunjët dhe pregaditu për S A V A S A N A

A

e din se Savasana konsiderohet si asana më e vështirë nga të gjitha? ​

Savasana do të thotë asana/postura e trupit të vdekur.

Konsiderohet si më e vështira për shkak se jemi të shtrire, nuk jemi të zgjuar por as të fjetur. Nuk jemi duke menduar asgjë, por as gjithçka qe na vjen në mendje. ​

Savasana është me shume se me u shtri e me pushu. Pas një seance te yogas ku jemi në lëvizje, savasana është momenti perfekt për me u kthyer te vetja, me liruar tension te muskujve , me leju energjinë që e kemi aktivizuar me "settle". Gjate studimeve të bëra për efektet fiziologjike te praktikimit të savasana, është vërtetuar se është e dobishme për shëndetin e zemrës, presionin e gjakut, për të mbajtur nën kontroll nivelet e stresit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në muskuj.

Savasana sjell ekuilibrin perfekt për trupin, mendjen e shpirtin.

E di që tingëllon e çuditshme se Savasana është e vështire por jemi të mësuar që tërë kohën të kemi diçka në mendje; diçka që na ndodh gjatë ditës, një listë me detyra për tu përfunduar, plane, biseda me veten, biseda me dikënd tjetër, emaile që nuk i kemi kthyer apo mos po vonohemi për diku.

Të gjitha këto sado të parëndësishme, të vogla e normale që duken kanë ndikim direkt në sistemin tonë nervor. Do te mundohem të i thjeshtësoj disa koncepte qe ta kuptojmë se pse ndihemi aq mirë pas 10 minuta Savasana!

Sistemi ynë nervor ndahet në atë Qendror dhe Periferik. Do te fokusohemi te sistemi periferik qe ndahet në SN Somatik dhe atë Autonom.

Sistemi nervor autonom është përgjegjës për kontrollin e funksioneve të pavullnetshme si rrahjet e zemrës, frymëmarrja, tretja dhe presioni i gjakut. Ky sistem është gjithashtu i lidhur me përgjigjet emocionale si djersitja dhe qarja.

Sistemi autonom ndahet në sistemin simpatik dhe parasimpatik.

· Sistemi nervor simpatik: kontrollon reagimin e trupit ndaj rreziqeve. Kur aktivizohet ky sistem, shpejtohen të rrahurat e zemrës, shpejtohet frymëmarrja, ngadalësohet tretja, djersiten duart. Apo e famshmja FIGHT OR FLIGHT MODE.

Aktivizimi i këtij sistemi e përgatit trupin për ta luftuar rrezikun. Por a e dinini se cka zakonisht sistemi yt nervoz simpatik percepton si rrezik?

Atë emailin prej shefit, trafikun, vonesën 10 minutëshe në punë, një fjale që dikush ta ka thëne apo harrimin e çelsave etj etj etj.

Imagjinoje që të gjitha këto probleme që as nuk janë probleme, këto gjëra shume të vogla kanë aq shume ndikim në trupin tënd edhe është diçka qe ti as nuk e di as nuk e kontrollon sepse është sistemi yt nervor autonom ai qe po reagon!

​Por pasi që je e vetëdijshme se gjërat e parëndësishme po ta dëmtojnë trupin e shëndetin, mundesh me filluar me aktivizimin e sistemin tjetër:


Sistemin nervor Parasimpatik i cili funksionon për të kundërshtuar sistemin simpatik. Pas asaj qe e perceptojmë si krize apo rrezik, ky sistem ndihmon për të qetësuar trupin. Te rrahurat e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes janë më të ngadalta, përmirësohet tretja, lirohet tensioni nga trupi, bie tensioni i gjakut dhe pushon djersitja. REST AND DIGEST MODE

Këto dy sisteme duhet te jene ne harmoni të plote njëra me tjetrën, e para ofron adrenalinën dhe e dyta e balancon të parën.

Problemet lindin kur një kohe të gjatë jemi nën stres, nën atë që sistemi ynë nervor e percepton si rrezik e kanosje, sistemi nervor simpatik është shumë gjatë aktiv dhe na sjell probleme thelbësore ne mirëqenien tonë.

E Savasana është mënyra perfekte për ta aktivizuar sistemin nervor parasimpatik, për t’u qetësuar, për të marrë kohë me marrë frymë, me i qetësuar të rrahurat e zemrës, frymëmarrjen dhe me i dërguar sinjale sistemit nervor se gjithçka është ne rregull dhe jemi të sigurtë!

Është shume normale nëse nuk ke durim në Savasana. Personalisht kur kam filluar të praktikoj yoga, e kam pasur shumë problem me përfunduar savasana. Por me kohë mëson të dorëzohesh, t’i dorëzohesh momentit, t’i lejosh vetes me qenë prezent në atë moment, me trupin tënd në qetësi.

Gjithmonë shfrytëzoje instruktoren tënde të yogas qe me shpjeguar savasana më mirë, sidomos nëse të duket qe nuk po e kupton ose ke nevojë me përmirësuar mënyrën si e praktikon.

Benefitet do të i vëresh!

Savasana është momenti kur yoga fillon.

Namaste

1 view0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page